Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Shënojnë tre fantastikët, PSG kalon me goleadë Rennes

2 gola të brazilianit Neymar dhe finalizimet e Mbappe e Cavani ishin mëse të mjaftueshëm që Paris Saint Germain të merrte një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat që afron akoma më shumë me titullin kampion dhe që thellon diferencën me ndjekësit. Në Roazhon Park, skuadra e Unay Emeri mposhti me rezultatin e thellë 4-1 vendasit e Rennes duke u ngjitur në kuotën e 47 pikëve, 9 më shumë se Monaco e vendit të dytë. Kur tre fantastikët janë në një ditë të mirë, parizienët e kanë shumë më të thjeshtë misionin për të fituar. Neymar dhe Mbappe në harkun e 17 minutave realizuan dy gola të shpejtë që ja bënë më të lehta gjërat PSG. Goli i Mubeles në fillimin e pjesës së dytë u duk sikur rihapi sfidën por vetëm kaq sepse Cavani dhe sërish Neymar vulosën rezultatin në 1-4. Në sekondat e fundit Rennes humbi edhe një 11-metërsh.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...