Futboll

Shënon Durmishaj, por Panioniosi dorëzohet përballë Olympiakos

Një tjetër shqiptar protagonist gjatë fundjavës ishte edhe sulmuesi Fiorin Durmishaj në Superligën Greke. Lojtari i Kombëtares Shpresa u aktivizua si zëvendësues në minutat e fundit për Panioniosin, por arriti të ndryshonte lojën përballë gjigantëve të Olympiakosit.

Durmishaj zbriti në fushë në minutën e 81-të, kur skuadra e tij po humbiste 3-1. Pak çaste më pas Panioniosi u rikthye në lojë me golin e Shojaei. Në të 84-tën sulmuesi kuqezi shënoi edhe golin e tretë për skuadrën nga Athina, rrjetë që gjithsesi nuk mjaftoi, pasi me fat Olympiakosi arriti të fitonte me golin e Fortounis me 11-metërsh, tre minuta përpara fundit të lojës. Për Durmishajn ky ishte goli i dytë sezonal me Panioniosin.

To Top