Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shënon Grezda, por Osijeku dorëzohet para Dinamos së Zagrebit

Eros Grezda gjen golin e parë sezonal me Osijekun në Kroaci, por që nuk mjaftoi për të marrë pikë në sfidën e javës së tretë të kampionatit përballë Dinamos së Zagrebit, që triumfoi thellë 4-1. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 në minutën e 48-të, teksa në fillim të sfidës Dinamo kishte kaluar në epërsi me gol të Gvranocit. Duhet theksuar se në fundin e pjesës së parë Majstorovoc humbi një 11-metërsh për Osijekun.

Vendësit shënuan 3 gola të tjerë në pjesën e dytë me autorë Ademin (shqiptar nga Maqedonia e Veriut), Andricin dhe Tolicin, dy të fundit me penallti.

Goli i Grezdës mund të konsiderohet edhe si mesazh për trajnerin e Shqipërisë, Edy Reja, i cili nuk e përfshiu në listë sulmuesin për dy të ndeshjet e para të Nations League.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...