Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Prishtina “fik” Dritën në “Fadil Vokrri”, Ballkani sërish i dyti

Prishtina “fik” Dritën në “Fadil Vokrri”, duke fituar me rezultatin 1-0 falë golit të Armend Thaçit 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Insistimi i kapitenit të bardhekaltërve, që erdhi nga mbrojtja, u shpërblye me një gol shumë të rëndësishëm me vlerë tri pikë, me Prishtinën që u bashkohet grupit të kryesuesve, që rivalizojnë për titullin kampion.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ishte më insistuese në lojës e saj, por shpërblimi erdhi atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në baraspeshë.

Takimi tjetër i ditës mes Ballkanit dhe Flamurtarit u mbyll me fitoren 3-1 të skuadrës nga Theranda, për të cilën shënuar Baftiu, Magani dhe Topalli, ndërsa goli i Ganchov në fundin e sfidës i vlejti vetëm për statistike ekipit kuqezi.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...