Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shënon me ritëm të frikshëm, Icardi do rekordin e Higuainit

Nëse vazhdon me këtë ritëm, Mauoro Icardi mund ta arrijë atë që konsiderohej e pamundur. Sigurisht, jo të bindë trajnerin e Argjentinës, Sampaoli, për ta grumbulluar para Higuainit në Botëror (dihet që preferon më shumë El Pipitan), por të bëhet pjesë e historisë së futbollit italian. Që nga e diela, Maurito është në krye të listës së golashënuesve të elitës së futbollit italian, por e sheh ende nga larg një objektiv që do ta shndërronte në legjendë. Nëse vazhdon me këtë ritëm, mund të thyejë rekordin e bashkëkombasit të tij të Juventusit, Higuain, që realizoi 36 gola dy sezone më parë kur luante me Napolin.

Icardi, në 15 javët e para të kampionatit ka shënuar 16 gola, me një mestarare më shumë se një gol për ndeshje. Me këtë ritëm, pas 38 takimesh, do t’i kalonte 40 finalizime në Serinë A.

Maurito ndiqet nga Immobile i Lacioz, që e ka gjetur 15 herë rrjetën, ndërsa më pas vijnë me radhës Dybala (12), Mertens (10) dhe më pas Higuain (9).

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...