Stefano Sensi bëri të shpërthente entuziazmi në “San Siro” me golin e vetëm në takimin me Udinesen, që i mjaftoi Interit për të marrë fitoren e radhës. Ky finalizim ka gëzuar pa masë edhe të fejuarën e tij, Giulia Amodio, e cila ishte e pranishme në stadium.
“Je kampioni im”, – shkruan modelja italiane në rrjetet sociale. Çifti po bën këto ditë shpërnguljen përfundimtare në Milano.