Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Sërish Balotelli, Nica mposht 2-1 Lillen

Mario Balotelli sërish vendimtar për Nicën, që arrin t’i gëzohet pas 7 ndeshjesh fitores, këtë radhë 2-1 në sfidën e javës së 28-të të Ligue 1 përballë Lille. Sulmuesi italian, aq shumë i përfolur ditët e fundit për të ardhmen e tij, realizoi me kokë golin që zhbllokoi takimin që në minutën e 5-të pas krosimit të Cyprien nga këndi.

Në fillim të pjesës së dytë Araujo, i gjendur i lirë në hyrje të zonës, barazoi shifrat në 1-1, por në minutën e 81-të Cyprien ktheu epërsinë për vendasit me golin e 2-1. Më këtë sukses Nica ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vendin e 7-të.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...