Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shënon sërish Imeri, por Shkëndija merr vetëm 1 pikë me Makedonija GP

Shkëndija e Tetovës u ndal në barazim 1-1 në takimin e zhvilluar në fushën e Makedonija GP, por kjo ndalesë nuk pati asnjë pasojë, pasi Vardari i Shkupit u mposht thellë 4-0 nga Renova. Kuqezinjtë tetovare shkojnë +9 nga rivalët, por në vendin e dytë është ngjitur Akademija Pandev, me 36 pikë (Shkëndija kryeson me 44 pikë).

Sa i përket kronikës së ndeshjes, skuadra që drejtohet nga Qatip Osmani e nisi në mënyrën më të mirë të mundshëm, duke shënuar që në minutën e 5-të me Omar Imerin.

Goli i shpejtë dha përshtypjen se kuqezinjtë do ta menaxhonin me zgjuarsi ndeshjen, duke shënuar gola të tjerë, por nuk ndodhi kështu. Makedonija GP arriti të barazonte në minutën e 58-të me da Silvan, finalizim që nuk u pasua me të tjerë. Pas minutës së 70-të Osmani provoi të rifreskonte skuadrën me aktivizimin e Nafiut, Juniorit dhe Shefitit, por nuk pati ndryshim tjetër rezultati.

Vazhdon ecurinë pozitive edhe Shkupi, që fitoi thellë 3-0 me Pobedan.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...