Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Shërbëtori” i CR7, 6 mijë euro në muaj, por duhet të firmosë “kontratën e vdekjes”

CR7, në moshën 38-vjeçare dhe pasi ka fituar praktikisht gjithçka, ka vendosur “të martohet” me kauzën e praruar saudite të Al Nassr.

Vështirë t’u thuash jo 500 milionëve në tre vjet për portugezin, i cili pavarësisht se ka fituar praktikisht gjithçka, ende nuk mund “t’i tretë” humbjet, nisur nga ajo që ndodhi me rastin e përplasjes së drejtpërdrejtë me Al-Ittihad.

Si ta ngushëllojë veten? Me punë dhe luks. Dhe për këtë Ronaldo mund të mbështetet edhe në një staf të nivelit të lartë.

Vetëm pak javë më pare, CR7 u zhvendos në Arabi dhe nisi të kërkonte punëtorë të rinj për të kompletuar ekipin që duhet të kujdeset për të dhe familjen e tij në prapaskenë.

Një ofertë tërheqëse pune nga portugezi, që tashmë po mendon për të ardhmen e afërt, kur të tërhiqet nga futbolli.

Ai po përfundon ndërtimin e një shtëpia gjigante pranë Lisbonës, për të cilën po investon shuma rekord.

Kamerierë, kuzhinierë, shoqërues dhe figura të tjera për stafin e besuar, të cilët do të duhet të jetojnë në kontakt të ngushtë me lojtarin për ta lejuar atë të përfitojë plotësisht nga të gjitha lukset dhe komoditetet në pronën e tij.

Me sa duket, skuadra duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e Cristiano Ronaldos e të Georgina, duke i ndihmuar në menaxhimin e çdo dite, është gati.

Nga ana tjetër, provat gjenerale tashmë po zhvillohen në Arabi, ku “ylli” i Al Nassr ka një tjetër vendbanim ëndrrash.

Të punosh për Cristiano Ronaldon do të thotë të fitosh shifra që variojnë nga 5.2 mijë deri në 6 mijë euro në muaj.

Një shumë e lartë, e cila për këtë arsye justifikon kërkesat e shumta të portugezit.

Por kini kujdes, sepse kush punon për Ronaldon, duhet të pranojë e sakrifikojë një pjesë të madhe të jetës së tij.

Sipas “El Mundo Deportivos”, në fakt në kontratën që lidh dhe do të lidhë “shërbëtorët” me Cristiano Ronaldon ka një detaj që thotë shumë për nevojat e lojtarit.

Është një “kontratë vdekjeje” e vërtetë, të cilën e ka nënshkruar çdo punonjës.

Lexo edhe:

Çfarë do të thotë? Çdo anëtar i skuadrës që do të lëvizë brenda shtëpisë së Ronaldos merr përsipër të mos thotë asgjë për jetën private dhe për atë çfarë ndodh brenda mureve të rezidencës së portugezit për 70 vjet pas vdekjes së tij.

Një klauzolë që nënvizon se sa shumë kujdeset CR7 për konfidencialitetin absolut.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...