Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Sherr i madh përpara sfidës Sociedad-Betis, pesë tifozë andaluzianë në spital

Real Sociedad pret Real Betis në shtëpi (21:00, Supersport 2), sfidë e vlefshme për javën e 32-të në La Liga. Dy skuadrat po zhvillojnë një sezon shumë të mirë dhe ëndërrojnë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Për të ndezur atmosferën kanë menduar tifozët vendas, të cilët kanë sulmuar një grupim të tifozëve të Betisit. Noticias de Guipuzcoa raporton se rreth 50 ultras baskë kanë ushtruar dhunë ndaj 20 miqve të ardhur nga Andaluzia.

Përplasja e dhunshme ka ndodhur afër stadiumit “Reale Arena” dhe pesë tifozë të Betisit kanë përfunduar në spital nga goditjet e marra. Policia baske ka lëshuar një deklaratë, aty ku thekson se ka arrestuar dy tifozë 25-vjeçarë të Real Sociedad.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...