Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sherr Lotito-Tare? Reagon klubi i Lazios, rinovon edhe me një “veteran”

Klubi i Lazios ka mohuar zërat e një sherri midis presidentit Claudio Lotito dhe drejtorit sportiv Igli Tare në lidhje me mosmarrëveshjet rreth merkatos së verës.

Në lidhje me lajmin e raportuar nga gazeta dhe media të ndryshme për një mosmarrëveshje të pretenduar mes Presidentit Lotito dhe DS Tare, saktësohet se këto zëra janë pa bazë dhe pa themel.

Në fakt, drejtori sportiv Igli Tare gëzon konsideratën dhe besimin e Klubit dhe Presidentit të saj, dhe do të vazhdojë të luajë, si gjithmonë, rolin e drejtorit sportiv të ekipit të parë.

Hyrja në klub e drejtorit Angelo Fabiani ka lidhje me drejtimin e ekipit të parë të femrave, dhe ekipeve primavera të femrave dhe meshkujve”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian.

Ndërkohë, Lazio ka rinovuar kontratën deri në vitin 2027 me Patricio Gabarron Gil (Patric). 29-vjeçari luan si qendërmbrojtës dhe mbrojtës i djathtë. Ai është pjesë e bardhekaltërve prej vitit 2015.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...