Maqedoni e Veriut

Sherr para ndeshjes, tifozët e Shkëndijës sulmojnë futbollistët e Shkupit

Incidente para ndeshjes së shumëpritur midis Shkëndijës së Tetovë dhe Shkupit në “Ecolog Arena”. Sapo autobusi i Shkupit ka mbërritur para stadiumit, pjesëtarët e skuadrës mike janë sulmuar me fishekzjarrë, ku si pasojë është goditur futbollisti i ri i Shkupit, Anid Abazi, si dhe pjesëtari i stafit, Harun Zejneli.

Në rrëmujën e ndodhur para hyrjes së stadiumit, u dëgjuan zëra të ndryshëm, ku spikasin fjalët e Drejtorit Sportiv të skuadrës shkupjane, Omer Bunjaku, i cili shprehet se vendësit nuk kanë lejuar përfaqësuesit e klubit të Shkupit të futen në stadium.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency