Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sherr prej kontratave, talenti i Dortmundit acarohet keq dhe do të nxjerrë prindërit në rrugë

Youssoufa Moukoko është një “diamant” që skuadra e parë e Borussia Dortmund e afroi pas një super sezon me grupin e të rinjve.

Tani, pas një faze të parë si profesionist, ai është një lojtar shumë premtues dhe Barcelona, ​​sipas “Sport”, po monitoron situatën e tij. Ai nuk është ende në moshë madhore dhe pavarësisht kësaj është afër nënshkrimit të kontratës së tij të parë të madhe.

Nga Gjermania bëhet me dije se një mosmarrëveshje familjare ka bërë që Moukoko të mos dëshirojë të rinovojë me klubin e Dortmund, pavarësisht se klubi gjerman e ka bërë ofertë me pagë mbi 10 milionë euro.

Lojtari raportohet se dëshiron të presë datën 20 nëntor, kur të bëjë 18 vjeç, kështu do të fitojë autonomi ligjore për të nënshkruar kontratat e tij.

Deri më sot në këtë drejtim ai varej nga i ati, diçka që tani dëshiron ta shmangë me çdo kusht pasi marrëdhënia e punës me agjentin e tij Patrick Williams ka shkatërruar plotësisht marrëdhënien e lojtarit me prindërit.

Ata e akuzojnë përfaqësuesin se është i pangopur, arsye e mjaftueshme që Youssoufa të dëshironte të shkëputej me familjen e tij dhe të privonte prindërit e tij nga aksesi në paratë e tij.

Zemërimi i futbollistit është i përmasave të tilla, saqë ai dëshiron të nxjerrë në ankand edhe shtëpinë e prindërve të tij, që ndodhet në jug të Hamburgut, e vlerësuar me 1.07 milionë euro. Gjyqi do të zhvillohet më 10 nëntor.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Xhuliano Skuka nis aventurën e re në Francë, ku do të jetë pjesë e Metz. Sulmuesi dibran kaloi me sukses testet mjekësore mëngjesin e...

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Premier League

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës...

Francë

Transferimi i Xhuliano Skukës te Metz ishte padyshim më i bujshmi i këtyre viteve të fundit. Më i shtrenjti në historinë e kampionatit shqiptar....