Situatë shumë e keqe dhe atmosferë e zymtë te PSG pas humbjes 3-1 ndaj Real Madrid. Eliminimi nga Champions League, që ishte objektivi primar i klubit francez, ka shkaktuar zemërim dhe tension të madh.
Djemtë e Pochettinos fituan 1-0 në Francë, e mbyllën në avantazh falë golit të Mbappe pjesën e parë në “Santiago Bernabeu”, por Karim Benzema shënoi 3 gola për 17 minuta në pjesën e dytë dhe kualifikoi “Los Blancos” në çerekfinalet e kompeticionit.
Al-Khelaifi dhe Leonardo nuk i kursyen kritikat dhe ofendimet ndaj arbitrit Makkelie për faktin që nuk anuloi golin e barazimit pas faullit të Benzema ndaj Donnarummës, me presidentin e PSG-së që gjuajti me grusht murin e dhomave të zhveshjes.
Ndërkohë, pas ndeshjes ka pasur një përplasje mes Gigio Donnarummës dhe Neymarit. Marca zbulon se sulmuesi brazilian është acaruar shumë me portierin italian, të cilin e fajëson për golin e parë të Realit.
Braziliani i ka kërkuar llogari shokut të skuadrës se pse nuk e largoi topin, që më pas u mor nga Reali që barazoi takimin dhe ndeshja mori histori tjetër. I ashpër edhe reagimi i Donnarummës, i cili është hedhur në “kundërsulm”, duke akuzuar Neymar si fajtor për golin e dytë të “Los Blancos”.
Ish-portieri i Milanit ka akuzuar sulmuesin duke shpjeguar se si goli i dytë i rivalëve erdhi nga një top i humbur shumë lehtë prej tij. Gjakrat janë ndezur, ofendimet kanë prekur majën dhe vetëm ndërhyrja e shokëve të skuadrës ka evituar sherrin e madh mes Donnarummës dhe Neymarit.
[quiz-cat id=”297576″]
