Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Sherri Ibra-Lukaku, Prokuroria Federale hap hetimet dhe merr në dorë provat televizive

Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimoviç ia hodhën paq nga Gjykata Sportive, që i pezulloi vetëm një javë për sherrin në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, por çështja nuk është mbyllur, madje tani është bërë edhe më serioze.

Kjo pasi Prokuroria Federale ka hapur një hetim për rastin në fjalë dhe po mbledh të gjithë provat e mundshme televizive, audio e video, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të dëshmojë edhe arbitri Paolo Valeri.

Mediat italiane parashikojnë që hetimi të mbyllet brenda një jave, ndërsa më së shumti nga ky rast rrezikon suedezi i Milanit, i cili ka përdorur fjalë fyese për origjinën e sulmuesit zikaltër dhe mund të marrë një pezullim shembullor.

Sulmuesi kuqezi dhe ai zikaltër u grindën ashpër në minutën e fundit të pjesës së parë në derbin Inter-Milan në Kupën e Italisë, pasi Lukaku ishte duke debatuar me Romagnolin, kur Ibra e provokoi duke i kujtuar ritet “voodoo”, që lidhen me origjinën e tij afrikane.

Të dy sulmuesit u përplasën ashpër dhe arbitri Valeri i qetësoi vetëm për një moment, por më pas u detyrua ta mbyllë pjesën e parë pas vetëm një minute shtesë, ndonëse kishte akorduar dy të tilla.

Në pjesën e dytë Ibra mori edhe kartonin e dytë të verdhë, për një faull në dëm të serbit Kolarov, duke lënë kuqezinjtë me 10 futbollistë dhe nga kjo përfitoi maksimalisht Interi, që përmbysi disavantazhin dhe siguroi kalimin në gjysmëfinale.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...