Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sherri Mane-Sane, Bayerni i Mynihut merr vendimin ndaj sulmuesit senegalez

Sherri Mane-Sane
Sherri Mane-Sane

Sadio Mane dhe Leroy Sane nuk i mbajtën nervat në përfundim të ndeshjes ndaj Manchester City-t të martën në mbrëmje, teksa në dhomat e zhveshjes senegalezi goditi me grusht shokun e skuadrës.

Sherri mes të dyve nisi që në fushën e lojës, teksa në dhomat e zhveshjes u desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës, që të shmangej një zënkë edhe më e madhe.

Megjithatë duket se dy sulmuesit kanë bërë paqe dhe kanë sqaruar gjithçka, teksa në seancën e radhës stërvitore, kanë qëndruar vazhdimisht pranë njëri-tjetrit, si për të treguar se bëhej fjalë për një episod të izoluar.

Lexo edhe:

Ndryshe nga sa u fol, drejtuesit e Bayernit nuk do të veprojnë me dorë të ashpër ndaj Mane, pasi kanë vlerësuar faktin që dy futbollistët kanë sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin.

Thënë ndryshe, nuk do të ketë përjashtim të Mane nga skuadra, megjithatë sulmuesi është pezulluar deri në një vendim të dytë dhe pritet të marrë edhe një gjobë të majme…

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...