Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Sherri Mbappe-Neymar, “përfshihet” edhe Ramos

Marrëdhënia e dyshes Neymar-Mbappe vazhdon të jetë problemi kryesor për klubin e Paris Saint-Germain, me dy sulmuesit që e treguan hapur antipatinë ndaj njëri-tjetrit edhe në ndeshjen e fundit, atë ndaj Montpellier, të cilën parizenët e fituan me rezultati 5-1.

Dy lojtarët shkëmbyen disa fjalë dhe u panë duke mbajtur qëndrim.

Një nga anëtarët e klubit që ndërhyri në këtë problem ishte Sergio Ramos. Sipas “Le Parisien”, spanjolli, i cili gradualisht po rimerr formën e tij pas një viti të parë në Paris për t’u harruar, u bë ndërmjetës mes të dyve të shtunën në dhomat e zhveshjes pas fitores ndaj Montpellier-it, në përpjekje për të qetësuar ujërat pas një nate mjaft intensive në “Parc des Princes”.

Marrëdhënia mes Mbappe dhe Neymar sa vjen e përkeqësohet.

Francezi madje kërkoi largimin e brazilianit këtë verë dhe klubi e mori në konsideratë fjalën e Mbappe, ndonëse diçka e tillë nuk u finalizua dot.

Të dielën e ardhshme, kundër Lille, do të shihet nëse Ramos dhe pjesa tjetër e PSG-së ia kanë dalë të qetësojnë gjakrat mes Neymar dhe Mbappe.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...