Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Sherri me drejtuesin e Interit, merret vendimi për Bonuccin

Interi mposhti 2-1 Juventusin pas 120 minutave lojë në finalen e Superkupës së Italisë, duke fituar trofeun prestigjioz për herë të gjashtë në histori. Goli i Alexis Sanchez në minutën e 120+1’, i dhuroi trajnerit Simone Inzaghi trofeun e parë në stolin e ekipit zikaltër.

Festë te kampionët në fuqi të Italisë dhe zhgënjim në kampin tjetër. Juventusi po zhvillon një nga sezonet më të dobëta të viteve të fundit dhe Leonardo Bonucci nuk i mbajti nervat pas humbjes në “San Siro”.

Mbrojtësi italian, i cili nuk luajti në finale si pasojë e një dëmtimi, u kap me duar me sekretarin e Interit, Cristiano Mozzillo, veprim që u kap nga kamerat dhe u shënua në raportin zyrtar të ndeshjes.

Mbrojtësi 34-vjeçar i skuadrës së Max Allegrit, ia ka hedhur me një gjobë prej 10 mijë eurosh për sherrin me drejtuesit e klubit kundërshtar.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...