Bayern Munchen mposhti 0-1 PSG-në në Champions League, duke hedhur një hap drejt kualifikimit në çerekfinale. Fitorja ka gëzuar të gjithë lojtarët e Nagelsmann, sidomos Joao Cancelon.
Lojtari portugez u huazua në ditën e fundit të merkatos nga Manchester City. 28-vjeçari është përshtatur shpejt te kampionët e Gjermanisë. Pas fitores në “Parc des Princes”, ai foli edhe për largimin nga City.
“Njerëzit që thonë se jam grindur me Guardiolën, gënjejnë. Nuk është e vërtetë. Nuk ndihesha i rëndësishëm në skuadër në takimet e fundit. Biseduam me trajnerin, ai ishte dakord me ndjesinë time.
Vendosëm të gjithë së bashku që largimi ishte alternativa më e mirë për mua. Më pëlqejnë mundësitë e reja, por nuk kam asgjë kundër Manchester City. Klubi më mundësoi të mbërrija në nivelin ku jam sot.
Lexo edhe:
- Arteta: Jemi ende të zemëruar, ju tregoj objektivin e Arsenalit
- “Duam të fitojmë Conference League”, Hysaj: Ndihem më i qetë se më parë
- Masa konkrete për të luftuar racizmin, heqje pikësh ndaj skuadrave
- “I guximshëm dhe modern”, Brazili zyrtarizon trajnerin e ri
Jam shumë mirënjohës ndaj Pepit dhe klubit. Nuk do ta harroj kurrë Manchester City. Pastaj, ku i dihet, ndoshta rikthehem në fundin e sezonit”, deklaroi Joao Cancelo.
Në fund një koment në lidhje me interesimin nga Real Madrid: “Jo, nuk është e vërtetë që mora ofertë nga Reali”.
