Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Sherri me trajnerin Juriç, reagon drejtori sportiv i Torinos

Videoja e sherrit mes trajnerit të Torinos, Ivan Juriç dhe drejtorit sportiv, Davide Vagnati bëri me shpejtësi xhiron e botës, duke ofruar një imazh qesharak të dy njerëzve të rëndësishëm të klubit granata, përplasja e të cilëve kishte si shkak merkaton.

I pari që ka reaguar pas publikimit të videos, ka qenë Vagnati, që duke folur për Sky Sport, deklaroi se në fund është përqafuar me Juriç dhe ky sherr është një pikënisje e re për të bërë një sezon sa më të mirë.

“Ka qenë një debat jo i bukur për t’u parë, por kir dy njerëz bëjnë me sinqeritet dhe pasion punën e tyre, ndodh edhe kështu. Trajneri dëshiron sa më shpejt përforcimet dhe unë e shoqëria po përpiqemi të bëjmë më të mirën në një merkato të vështirë. Pas atij sherri, i thamë të gjitha me njëri-tjetrin dhe në fund u përqafuam si dy njerëz të vërtetë. Kjo le të shërbejë si një pikë nisjeje që të bëjmë sa më shpejt e më mirë punët tona. Në diskutim thuhen shumë gjëra, por nuk ka asnjë bazë personale. Gjithçka ndodhi pasi të dy duam më të mirën për Torinon”, u shpreh Vagnati.

VIDEO/ “Ti bën një m…”, trajneri dhe drejtori i klubit italian sherr për merkaton!

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...