Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Sherri ndaj Teutës U19, Disiplina me “dorë të hekurt” ndaj Football Republic

Komisioni i Disiplinës është mbledhur sot për të analizuar sjelljet josportive në javën që lamë pas në futbollin shqiptar, teksa vëmendja maksimale ka qenë në analizimin e dhunës masive në përfundim të takimit të 19-vjeçarëve mes Football Republic dhe Teutës.

Organi i Disiplinës ka reaguar me dorë të ashpër ndaj Football Republic, pasi i dha humbjen 0-3 në tavolinë ndaj Teutës (ndeshja përfundoi 2-2), i hoqi 20 pikë nga renditja e përgjithshme dhe e dënoi të luajë jashtë fushe të gjithë ndeshjet e mbetura të sezonit.

Përveç klubit, e kanë pësuar keq edhe 7 futbollistë të kësaj skuadre, të përfshirë në sherrin masiv ndaj durrsakëve, pasi janë pezulluar me 8 ndeshje, ndërsa dy lojtarë të Teutës janë pezulluar me 6 ndeshje mungesë.

Vendimet e plota:
Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Klaudio Pjetrushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Dinamo U-17, Endri Renxa, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtarja e Skënderbeu Femra, Sara Macolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FC Kinostudio U-17, Gledis Gjonpalaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Football Republic U-19, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve kundërshtarë, mos respektuar Protokollin Sanitar të FSHF-së dhe Urdhrin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 633, datë 17.11.2020 “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, mos garantimin e zbatimit të ligjit dhe mbajtjen e rregullit dhe qetësisë në stadium, si dhe sjelljen e gabuar të spektatorëve duke sulmuar fizikisht pjesëmarrësit në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, kundër KF Teuta U-19, në bazë të neneve 23, 24, 50, 63, 64/2, 64/5, 65/3/b, 65/3/i të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes kundër KF Teuta U-19 në tavolinë me rezultatin 0-3 (zero me tre), zbritjen e 20 (njëzetë) pikëve nga klasifikimi, dhe zhvillimin e ndeshjeve të mbetura të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19, Grupi B, në fushë asnjanëse dhe pa spektatorë.

Lojtari i Football Republic U-19, Ervin Skeja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Frenki Shahaj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Jurgen Pervataj, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Leandro Teqja, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.
Lojtari i Football Republic U-19, Kristian Dhembi, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Rudjon Plaku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i Football Republic U-19, Madrit Marku, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Saimir Taci, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF Teuta U-19, Mateo Hyka, për përfshirje në grindje, në bazë të nenit 49/1 të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, Ardjan Gega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...