Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Sherri në fushë “fiket” shpejt, Lukaku dhe Barella pajtohen pas leksionit nga Inzaghi

Romelu Lukaku dhe Nicolo Barella ishin autorë të një gjesti të shëmtuar në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Sampdorias. Sulmuesi ishte ai që inicioi një debat në fushë me shokun e skuadrës, për arsye se nuk i pëlqeu reagimi i mesfushorit. Megjithatë, ai që u duk si një debat i ashpër me belgun që nuk kursey edhe disa fjalë të rënda, u shua shpejt.

Madje, në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë me Sampdorian, dyshja u ul afër njëri-tjetrit si për t’i dhënë një mesazh trajnerit Simone Inzaghi se gjithçka ishte sqaruar. Gjithsesi, lojtarët nuk i shpëtuan dot një leksioni nga ana e teknikut i cili ia bëri të qartë futbollistëve se nervat janë normale në lojë, megjithatë profesionistët duhet të jenë të aftë t’i menaxhojnë ato për të mos vepruar më pas gabim në sytë e të gjithë tifozerisë.

Nga ana tjetër, edhe klubi duke parë se çështja u zgjidh shpejt, ka vendosur të mos marrë asnjë masë ndaj Barellës dhe Lukakut, të cilët tashmë në të ardhmen duhet të tregojnë më shumë vetëkontroll.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...