Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Sherri në fushë me trajnerin, Balotelli ikën nga Turqia dhe vendoset nën urdhrat e ish-lojtarit të kombëtares!

Pas sherrit në fushë me trajnerin Vincenzo Montella, Mario Balotelli mbyll aventurën në Turqi me Adana Demirspor. Sulmuesi italian nuk ka më vend në skuadër ndaj në orët e fundit ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar në Zvicër tek skuadra e Sion, aty ku në të kaluarën është aktivizuar edhe lojtari i kombëtares, Ermir Lenjani ndërsa trajner është ish-ndihmësi i De Biasit, Paolo Tramezzani ndërsa zëvendëstrajner, ish-lojtari i kombëtares, Burim Kukeli.

Pritet që në vijim, Balotelli t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe sapo të marrë miratimin nga ana e stafit mjekësor, do të hedhë firmën në kontratë e cila do e lidhë 32-vjeçarin me zvicerianët deri në vitin 2025. Ndërkaq, dy milionë euro janë rezervuar për t’u depozituar në arkat e klubit të Adana Demirspor. Vlen të theksohet se kampionati zvicerian ka zhvilluar gjashtë javët e para dhe skuadra e re e Balotellit renditet në vendin e gjashtë me tetë pikë.

Megjithatë, me mbërritjen e italianit shpresohet që skuadra të ngjitet shpejt në klasifikim dhe të shndërrohet në favorite për vendet e para të klasifikimit. Sulmuesi ishte pjesë e Adana Demirspor prej vitit 2021 teksa në 31 ndeshje, shënoi plot 18 gola duke u shndërruar në liderin e skuadrës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...