Kupa e Shqiperise

Sherri: Pse të mos i tentojmë të dy trofetë?!

Nga kritikat për disa gabime që i kanë kushtuar Laçit, te meritat e padiskutueshme për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës. Alen Sherri, “heroi” i kurbinasve në eliminimin e Partizanit dha këtë koment:

“Të them të drejtën e kam vuajtur pak këtë pjesën e gabimeve, pasi na kanë kushtuar, sidomos në ndeshjen e fundit. E kam vuajtur që ekipi ka qenë mirë dhe të vjen keq kur lë pikë për këto gabime. Është e rëndësishme që pas gabimit të reflektosh. Për mua më i fortë është ai që kthehet pas një gabimi.”

Mbështetja nga skuadra: “Kam fjalët më të mira për të gjithë çunat, sepse edhe sot, që nuk ishin në ditën më të mirë, patëm mbështetjen e njëri-tjetrin. Jemi një grup që ka harmoni dhe gjithmonë e kam ndier mbështetjen e shokëve. Edhe kritikat, kur janë me vend, bëjnë mirë.”

Dy trofe në lojë: “Duke parë, duke bërë. Është e vërtetë që sivjet porta nuk ka qenë pika më e fortë, kanë ndodhur disa raste për një arsye apo për një tjetër, as unë nuk kam një shpjegim. Është e vërtetë që eliminuam një ekip shumë të fortë, me të cilin po rivalizojmë edhe në kampionat. Sot ishte edhe një lloj barometri për të kuptuar se ku jemi ne dhe ku është Partizani. Pse jo, le t’i shkojmë deri në fund, sepse ka mbetur një rrugë shumë e shkurtër, janë vetëm dy ndeshje.”

Gjakosja gjatë festës: “Ia vlejti, ishte gjakosje prej gëzimit. E kisha besimin që po të shkonim me penallti do të triumfonin, edhe pse kishim përballë një portier shumë të mirë si Albani. Ne kemi gjuajtës shumë të mirë të penalltive.”

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency