Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Sherri te Bayerni, ja pse Mane goditi në fytyrë shokun e skuadrës!

Tension, nervozizëm, intolerancë. Në dhomat e zhveshjes së Bajernit mungon harmonia. Pas pushimit të papritur të Julian Nagelsmannit, bavarezët kanë humbur 2 ndeshje nga 4 të luajtura, duke u eliminuar nga Kupa e Gjermanisë (nga Freiburgu), teksa tani rrezikon seriozisht të dalë jashtë nga Champions, pasi humbi 3-0 ndeshjen e parë të çerekfinaleve me Manchester City-n.

Në përfundim të ndeshjes, shpërtheu edhe skandali në lidhje me fyerjet e e karakterit racist që ka pësuar në rrjetet sociale Dayot Upemacano.

Kulmi arriti me sherrin mes Sadio Mane dhe Leroy Sane. Senegalezi ka goditur me grusht lojtarin e kombëtares gjermane, që është gjakosur në buzë.

Lexo edhe:

Historia

Në minutën e 83-të të ndeshjes me City-n, Mane u nis në thellësi, me Sane që ndërkohë bëri një pasim të shkurtër. Të dy nisën të grindeshin në fushë, diçka që u kuptua nga gjestikulacioni i futbollistëve.

Në dhomat e zhveshjes grindja ka degjeneruar, Mane është ankuar për sjelljen e shokut të shkuadrës, që iu përgjigj ashpër. Mane, që ende nuk ka shënuar në 2023, dhe që natyrisht nuk mund të jetë i qetë, reagoi duke e goditur lojtarin e kombëtares gjermane në fytyrë.

Lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë, duke i ndarë, për të evituar që situata të përkeqësohej më shumë. Në dhomat e zhveshjes së Bajernit mbizotëron tensioni, nervozizmi e dhe mungesa e tolerancës për gabimet e njëri-tjetrit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...