Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Shes lodrat për të shkuar në Monumental”, fotoja që po bën xhiron e botës

Një 6-vjeçar nga Parana në Argjentinë ka pushtuar kopertinat e mediave sportive, pasi vendosi të shesë të gjithë lodrat e tij, për të mbledhur para që të shkojë në stadiumin “Monumental” për të parë finalen e Kupës së Libertadores mes River Plate dhe Boca Juniors.

Renzo, i njohur edhe si një fans fanatik i River Plate, kishte dalë me një tavolinë, ku kishte vendosur disa nga lodrat e tij dhe një pankartë ku shkruhej “Shes lodrat e mia, për të shkuar në Monumental”.

Fotot e vogëlushit bënë xhiron në rrjetet sociale, duke prekur shumë njerëz, mes të cilëve një tifogrup i Riverit, në qytetin spanjoll të Malagës, që kanë vendosur t’i sponsorizojnë djaloshit një udhëtim dhe biletat falas bashkë me familjen, për një sfidë të Riverit në kampionat, atë kundër Gimnasia La Platas.

Ëndrra e vogëlushit për të qenë në finalen e 24 Nëntorit, nuk do të plotësohet, por pasi mësoi se do të ketë mundësinë të ndjekë një tjetër ndeshje, Renzo postoi një video ku falënderoi fansat që po e sponsorizonin dhe shprehu lumturinë që do të ndjekë Riverin nga shkallët e stadiumit.

Kujtojmë që sfida e dytë finale mes River Plate dhe Boca Juniors do të luhet në stadiumin “Monumental” dhe do të transmetohet live në ekranin e Supersport, ashtu si finalja e parë e luajtur në “Bonbonera”, që përfundoi në barazim 2-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...