Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shevchenko: Rusia nuk është e mirëpritur, familja ime qëndron në Ukrainë prej krenarisë

Prej disa javësh, Ukraina është nën terrorin e sulmeve të Rusisë ndërsa situata sa vjen dhe bëhet më e rënduar. Numrat e viktimave shtohen, ndërsa shumë qytetarë ukrainas nuk pranojnë të largohen nga vendi i tyre pavarësisht se rrezikojnë jetën në çdo minutë të ditës. Ish-sulmuesi i famshëm ukrainas, Andriy Shevchenko së fundmi ka zbuluar se familja e tij nuk është larguar nga vendi për çështje krenarie, ndërsa shton se bombat ndjehen shumë pasi shtëpitë nisin dhe të dridhen.

“Nuk është e lehtë të flas për luftën, nuk besonim se Rusia mund të arrinte në këtë pikë. Jemi të shokuar, këtu mund të ndjehet çdo bombë që bie sepse shtëpitë nisen dhe dridhen. Në këtë pikë është lufta, rusët po tregohen të pamëshirshëm, nuk po japin më mundësi për korridorët humanitarë. Mamaja ime është në Ukrainë, motra ime është atje, familja ime, shokët e mi janë në front të luftës. Ata nuk largohen nga vendi i tyre për çështje krenarie, po qëndrojnë për vendin.

Do të luftojmë sepse nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër. Kur shikon njerëz në rrugë që shkojnë përballë një tanku, të jep shumë fuqi, është frymëzuese. Ne do të mbrohemi deri në fund pasi Rusia këtu nuk është e mirëpritur”, u shpreh Shevchenko.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...