Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Shfrenon fantazinë trajneri i Marokut: Ne, Rocky Balboa i këtij Botërori!

Trajneri i Marokut, Walid Regragui, në qiellin e shtatë pas kualifikimit të afrikano-veriorëve në gjysmëfinale të Kupës së Botës. Pas fitores ndaj Portugalisë (1-0) në ndeshjen çerekfinale të luajtur në “Estádio Al Thumama”, në Doha, 47-vjeçari deklaroi:

“Pas Spanjës, ne arritëm të triumfonim edhe ndaj një skuadre të madhe si Portugalia. Dhamë gjithçka, kemi ende pak lojtarë të dëmtuar, por ata që po luajnë e çuar veten deri në rraskapitje. Ky grup ka një gjendje shpirtërore të jashtëzakonshme”.

Walid Regragui bëhet trajneri i parë afrikan që çon për herë të parë në histori një skuadër afrikane në gjysmëfinale të Kupës së Botës.

“Para ndeshjes, u thashë djemve se ishte e nevojshme të shkruanin historinë për Afrikën! Jam shumë, shumë krenar për ta”, tha Regragui.

Gjatë fjalës së tij ë konferencën për shtyp, Regragui iu referua sagës së famshme filmike “Rocky”, me protagonist Sylvester Stallonen, duke u shprehur: “Ne jemi Rocky Balboa i këtij Botërori!”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...