Futboll

Shifra dhe fakte, Cristiano Ronaldo i përjetshëm me Portugalinё

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë me përfaqësuesen e Portugalisë. CR7, në sfidën ndaj Luksemburgut, arriti shifrën e 115 finalizimeve me kombëtaren e tij, diçka që nuk e ka bërë asnjë futbollist tjetër në historinë e futbollit. Në ndeshjet eliminatore të muajit shtator Ronaldo theu rekordin e Ali Daei, iranianit të 109 golave me përfaqësuesen dhe pas një muaji ka shënuar 6 gola më shumë se ish-sulmuesi i Iranit.

Cristiano e dërgoi tri herë topin në rrjetë në fitoren 5-0 përballë Luksemburgut: dy golat e parë i shënoi me 11 metërsh në minutat 8’ dhe 13’, ndërsa të tretin personal tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt. 115 golat me përfaqësuesen Cristiano i ka “firmosur” në 182 ndeshje në total.

Pikërisht Luksemburgu, kundërshtari i fundit, është “viktima” e preferuar e 36-vjeçarit, pasi i ka realizuar 9 gola, më pas vijnë Lituania e Suedia me 7 finalizime e Andorra 6.   

Me këmbën e djathtë portugezi e ka çuar plot 61 herë topin në rrjetë, me të majtën 26 herë dhe më kokë në 28 raste.

Golat me aksion me fanellën e Portugalisë janë 89, nga goditjet e lira 10 dhe nga pika e bardhë e penalltisë 16.

CR7 është më produktiv në përfaqësuese pas minutës së 76-të, me 34 gola. Ricardo Quaresma e Joao Moutinho janë futbollistët që i kanë shërbyer më shpesh për gol secili në tetë raste.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency