La Liga

Shifra tronditëse: Lionel Messi efikas sa e tërë skuadra e Realit

Lionel Messi me vlerën e tërë skuadrës së Realit të Madridit. Mund të duket e pabesueshme, por nëse u referohesh shifrave, gjithçka bëhet edhe më e qartë. “Ylli” i Barcelonës hapi rezultatin e ndeshjes për të tijtë në sfidën e radhës të La Liga-s, të dielën, kundër Getafes (2-1). Për të ishte goli i 16-të në këtë sezon në La Liga.

Po t’u shtosh finalizimeve të tij edhe 10 asiste, do të thotë se është përfshirë në 26 gola të Barcelonës. Ky numër është më i madh se golat e shënuar nga e gjithë skuadra e Real Madridit, këtë sezon.

Karim Benzema është golashënuesi kryesor i “Los Blancos” në La Liga, me shtatë gola. Gareth Bales dhe Sergio Ramos vijnë pas francezit, me nga katër gola secili. Mbrojtësi brazilian, Marcelo, ka shënuar 2 gola, ndërsa bashkëlojtari i tij 18-vjeçar, Vinicius Junior, i cili u transferua nga Flamengo në “Bernabeu” kohët e fundit, për 40 milionë euro, e ka gjetur rrugën e rrjetës një herë.

Nëse dekadën e fundit në La Liga njerësit ishin mësuar të krahasonin Messin me Ronaldon, me largimin e luzitanit drejt Juves, krahasimi bëhet me tërë ekipin “Los Blancos”. Një e dhënë trodnitëse që tregon rënien e menjëhershme të Realit duke mos patur më shërbimet e CR7.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top