Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Shifrat e Hamilton, në shënjestër “Kaizeri” Schumacher

Britaniku Lewis Hamilton u rikonfirmua kampion bote në Formula 1 dy gara nga fundi i sezonit, duke lënë edhe një herë “thatë” Ferrarin, që mendohej se do ta ulte nga froni pilotin e Mercedesit.

33-vjeçari anglez ishte piloti më ambicioz dhe shfrytëzoi rënien e “Kokëkuqes” pas garës së Monzës, duke marrë avantazhin për të mos e lëshuar më, ndërsa statistikat e tij në karrierë janë impresionuese.

Që prej vitit 2013, kampioni i botës ka marrë të paktën 9 fitore në një edicion dhe ashtu si në vitin 2017, titulli i britanikut të Mercedesit erdhi në autodromin “Vëllezërit Rodríguez”.

Hamilton ka fituar 3 tituj në muajin tetor, madje në total ka barazuar legjendën Fanggio. Në fokus është rekordi i Michael Schumacher. “Kaizeri” i Formula 1 mbetet aktualisht i pakapshëm, me 7 kurora.

33 vjeç e 294 ditë, Lewis u bë piloti i dytë në historinë e garave që merr një titull të distancuar me 10 vjet nga i pari. Edhe në këtë rast, krah tij qëndron Schumacher.

Hamilton i solli flamurit britanik titullin e 18-të në historinë ishullore, duke e bërë kombin më fitues në planet. Për të 11 vite radhazi, titulli shkon për një anglez ose gjerman, një sekuencë e nisur në vitin 2008.

Për herë të 35-të në historinë e garave spektakolare me makina, fituesi i kampionatit nuk është ai që triumfoi në garën e parë sezonale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...