Connect with us

Hi, what are you looking for?

Segunda Division

Shifrat e Uzunit/ Sulmuesi barazon rekordin “hungarez” tenton shifrat e… Apolonisë

Myrto Uzuni ka marrë për dore Granadën, duke qenë shënuesi më i mirë i skuadrës. Sulmuesi nga Berati arriti që të shënonte përsëri ndaj Villarrealit II, por goli i shënuar në përballjen e javës së 26-të ishte i pari jashtë fushe.

27-vjeçari kishte shënuar 14 gola gjatë këtij edicioni në ligën e dytë spanjolle, por të gjithë realizimet e tij ishin regjistruar në ndeshjet në shtëpi, ndërsa ky ishte goli i parë për të në transfertë. Një gol spektakolar, që, njëkohësisht, e çliron Uzunin  për “mallkimin” e golave jashtë fushe.

Ky është pa diskutim sezoni më i mirë i Uzunit, i cili me 15 golat e shënuar ka barazuar rekordin e tij të edicionit 2020-2021, kur ishte pjesë e Ferencvarosit, ku shënoi 7 gola në kampionat dhe tetë në Kupë.

27-vjeçari ka shënuar 21 gola në edicionin 2017-2018, asokohe me Apoloninë në Kategorinë e Parë shqiptare,  ku kishte realizuar 17 gola në kampionat dhe 4 në Kupë, por natyrisht bëhet fjalë për një diferencë të frikshme në nivel, çka tregon rritjen e madhe që ka pësuar sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë.

Aktualsiht, Granada ndodhet në vendin e pestë të renditjes me 44 pikë, tri pikë larg vendit të dytë që siguron ngjitjen direkt.

Nëse Uzuni vijon të ruajë ritmin edhe në javët e ardhshme, atëherë gjasat janë që në verë të ketë interes për sulmuesin, i cili mund të bëjë një tjetër hap përpara në karrierë.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...