Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Shifrat si në 2009-2010, Shqipëria në kërkim të rekordeve

Shqipëria e realizoi objektivin: u kualifikua në Europianin e Gjermanisë, duke u renditur e para në Grupin E. Skuadra kuqezi pësoi vetëm 1 humbje në këtë rrugëtim, duke u mundur në nisjen e kualifikueseve, në Vashavë, nga Polonia, e në vijim nuk arriti ta mundë askush.

Kuqezinjtë në vijim arritën që të barazonin në 3 ndeshje e të fitonin 4 takimet e tjera. Ndërkohë, triumfuan dhe në një miqësore me Bullgarinë. Një seri prej 8 ndeshjesh pa humbje, që është regjistruar vetëm një herë në të shkuarën. Bëhet fjalë për periudhën 2009-2010, kur kuqezinjtë po ashtu patën një seri prej 8 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Sa u takon sfidave në shtëpi, kuqezinjtë nuk munden prej më shumë se 1 viti, teksa kanë marrë 5 fitore dhe një barazim në shtëpi në gjashtë ndeshjet e fundit si pritës. Gjatë kësaj periudhe, askush nga ekipet kundërshtare nuk e ka provuar shijen e golit në “Air Albania”.

Lexo edhe:

Po në periudhën 2009-2010 kuqezinjtë kanë ecurinë më të mirë në shtëpi, teksa asokohe nuk pësuan humbje në 9 ndeshje radhazi në shtëpi. Dy rekorde që Kombëtarja aktuale synon t’i thyejë në ndeshjet e vitit 2024, pasi skuadra do të kthehet në fushë në muajin mars, ku do të luajë 2 ndeshje miqësore. Kundërshtarët do të përcaktohen pas shortit të datës 2 dhjetor, që do të hidhet në Frankfurt të Gjermanisë.  Shqipëria do të marrë pjesë për të dytën herë në Kampionatin Europian.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....