Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Shiriti i Ylberit”, të pabindurat bëjnë prapaktheu: S’e mbajmë dot, na ndëshkon FIFA!

Organizimi i Kupës së Botës nga Katari po shoqërohet me shumë polemika. Në vendit aziatik, janë të papranueshme shfaqjet e dashurisë në publik, aq më tepër nëse bëhet fjalë për persona të të njëjtit seks (homoseksuale).

Çfarë do të thotë byzylyku ​​i ylberit?

Në shenjë proteste, tetë skuadra evropiane pjesëmarrëse në Kupën e Botës kishin vendosur të mbanin një byzylyk shumëngjyrësh në shenjë mbështetjeje dhe përkushtimi për të promovuar të drejtat e komunitetit LGBT dhe të gjithë njerëzve, pavarësisht nga orientimi i tyre seksual.

Cilat skuadra do ta mbanin “Shiritin e Ylberit”?

Belgjika, Franca, Holanda, Zvicra, Gjermania, Uellsi, Anglia dhe Danimarka do të mbanin “Shiritin e Ylberit” në krah, edhe pse diçka e tillë ndalohet nga FIFA.

Propozimi u bë nga Harry Kane, kapiteni i ekipit anglez, së bashku me kapitenët e ekipeve të tjera bashkëpunëtore. Një masë kjo për të protestuar ndaj diskriminimit të komunitetit LGBTIQ+ në Katar.

Spanja, Portugalia dhe Polonia e kanë refuzuar mbajtjen e shiritit dhe do të shkojnë krah për krah me FIFA-n sa i përket kësaj çështjeje. Kjo nismë kishte nevojë për miratimin e organit më të lartë të futbollit botëror nëse ekipet nuk duan të përballen me një gjobë të rëndë.

Kthesa e papritur

Në një deklaratë të përbashkët, Anglia, Uellsi, Belgjika, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Zvicra në fakt kanë njoftuar se nuk do ta mbajnë “Shiritin e Ylberit” gjatë Kupës së Botës. Një vendim i marrë për shkak të qëndrimit të ashpër të FIFA-s, që kishte kërcënuar se do të ndëshkonte të gjithë ata që nuk do ta respektoninrregulloren.

“FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive (karton i verdhë) nëse kapitenët tanë mbajnë shiritin në fushë. Si shoqata kombëtare, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në një pozicion ku ata mund të jenë subjekt i sanksioneve. Kështu që ne i kemi kërkuar kapitenëve që të mos tentojnë të mbajnë shiritin “One love” gjatë ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...