Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Shiten gjithë biletat”, Dani: Të mbështesim Kombëtaren si tifozë të qytetëruar

Në një lidhje direkt me SportNews, Naim Dani, shefi i sigurisë, deklaroi gjatë bisedës me gazetartin e SuperSport, Jurgen Zela, se janë shitur të gjithë biletat e ndeshjes Shqipëri-Moldavi.

Që do të zhvillohet sonte në mbrëmje në “Air Albania” (20:45) dhe që do të transmetohet në SuperSport 2.

Biletaria është mbyllur. Këtë radhë është një risi e veçantë, sepse ka funksionuar shumë mirë sistemi online i blerjes së biletave. Për këtë i falënderojmë të gjithë spektatorët tanë dhe sportdashësit.

Bëjmë një kërkesë të veçantë për sot. Meqë çdo gjë deri tani, në masat organizative në bashkëpunim me delegatët dhe vëzhguesit e UEFA-s, me të gjithë operatorët që merren me organizimin e ndeshjes, me FSHF-në, me policinë e shtetit, me security, të gjithë masat janë marrë.

Lexo edhe:

Një gjë e fundit e fundit ka ngelur: një sjellje qytetare e sportdashësve dhe çdo gjë ta mbyllim me sukses. Dhe të mbështesim Kombëtaren tonë.

Tifozët? Normalisht, nga ana e FSHF-së dhe sektori i sigurisë, janë marrë të gjithë kontaktet e nevojshme me të gjithë tifogrupet.

Kuptohet, në vend të parë është tifogrupi Tifozat Kuq e Zi (TKZ), që deri tani ka një bashkëpunim tepër kuptimplotë, dhe është e gatshme të ndihmojë kombëtaren shqiptare për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Kemi edhe 2-3 grupime të tjera, janë në masa të vogla. Sipas vendeve që kanë kërkuar, nga ana e FSHF-së ka qenë një dëshirë e plotë për të realizuar dëshirën e tyre. Deri tani çdo gjë është në funksionalitet të plotë“, deklaroi Dani.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...