Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Shiten të gjitha biletat për Shqipëri-Itali

Ndërsa Shqipëria ishte e përqendruar te dueli në Spanjë, vëmendja e tifozëve kuqezi nuk ishte vetëm në Alikante, por edhe për ndeshjen e 9 Tetorit me Italinë.

Të gjitha biletat në “Loro Boriçi” për sfidën e së hënës ndaj “të kaltërve” janë shitur në kohë rekord. Nga blerjet online, për të vazhduar me biletat e tribunave C dhe E, të fundit që ishin në dispozicion në dyqanin zyrtar të Federatës së Futbollit, me çmimin simbolik prej 1,000 lekësh të reja.

Biletat përfunduan kur kishin mbetur më tepër se 72 orë nga nisja e ndeshjes, ndërsa mbetet ende e lart kërkesa për të parë ndeshjen e parë në histori, ku Kombëtarja do të presë në shtëpi Italinë.

Në Shkodër, Shqipëria do të ketë mbështetjen maksimale të tifozëve, me stadiumin që do të jetë i mbushur me kapacitet të plotë prej më tepër se 16 mijë vende.

Për vetë sfidën ndaj Italisë, mbyllja e kualifikueseve të Botërorit 2018 do të jetë emocionuese për Shqipërinë dhe tifozët kuqezi, që pse jo, ëndërrojnë të regjistrojnë një fitore historike përballë “të kaltërve” katër herë kampionë të botës.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....