Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Shitja e aksioneve të Tiranës, përfundon afati i ankandit të parë

Prej ditësh kanë dalë në shitje 66% të aksioneve të KF Tiranës, nën zotërimin e Halili. shpk. Aksione që ishin nën sekuestro, si pasojë e një detyrimi që shoqëria Halili. shpk, kishte ndaj familjes Preza.

Bëhet fjalë për një ndërtim që administratorit i shoqërisë, Refik Halili, njëkohësisht presidenti i klubit bardheblu, ka kryer në tokën e familjes Preza.

Tirana/ Aksionet e familjes Halili dalin në shitje, zbulohet arsyeja

Këta të fundit kanë fituar prej kohësh të drejtën e dëmshpërblimit në të gjitha seancat e gjyqësorit, arsye kjo që aksionet e familjes Halili kanë qenë nën sekuestro.

Zyra e Përmbarimit privat Albase shpalli daljen në ankand të 66% të aksioneve të Tiranës (34% i zotëron Bashkia Tiranë), ankand që mbyllet ditën e sotme (22 prill).

Lexo edhe:

SuperSport mëson se deri sot në mesditë nuk është paraqitur asnjë ofertues. Dhe nëse deri në orën 16:30 nuk do të vijë asnjë ofertë për blerjen e aksioneve të familjes Halili, atëherë përmbaruesi gjyqësore, 5 ditë pas përfundimit të ankandit, do të thërrasë debitorin, duke bërë një vlerësim të ri. Dhe duke caktuar një ankand të dytë.

Bëhet fjalë për një detyrim që bashkë me kamatvonesat shkon në 2 milionë e 400 mijë euro! Shumë kjo që duhej të shlyhej nga Refik Halili ndaj familjes Preza.

Shoqëria përmbarimore e ngarkuar për të ekzekutuar vendimin, pasi ka tentuar pa sukses gjetjen e një zgjidhjeje me marrëveshje, ka konstatuar se familja Halili nuk disponon asnjë pasuri tjetër për t’u vënë nën sekuestro për shlyerjen e këtij detyrimi.

Pasi çdo aset tjetër i presidentit të Tiranës rezulton i bllokuar për shkak të borxheve apo kredive. Ndaj dhe ka sekuestruar 66% të aksioneve të Refik Halilit te Tirana, të cilat dolën në shitje në një ankand me vlerë fillestare 161 720 400 lekë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...