Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shitja rekord/ “Jemi të zhgënjyer”, trajneri i Brighton komenton largimin e Cucurella

Pep Guardiola e priste te Manchester City, por Marc Cucurella përfundoi te Chelsea. Biznes i shkëlqyer për Brighton, që fitoi 73 milionë euro nga shitja e anësorit të majtë spanjoll, rekord për “Pulëbardhat”.

24-vjeçari, i cili vitin e kaluar debutoi me kombëtaren e Spanjës, donte të vijonte karrierën në një ekip që garon në Champions League. Dëshira iu plotësua, ndërkohë që tekniku i Brighton ka mbetur i zhgënjyer nga largimi i tij.

Nuk donim ta humbnim Cucurellën, por ai kërkonte të luante në Champions League për të marrë një ftesë nga kombëtarja spanjolle në Katar 2022.

Natyrisht që jemi të zhgënjyer që e shohim të largohet, por i urojmë çdo të mirë në të ardhmen. Ai zhvilloi një sezon të shkëlqyer në vitin e parë në Premier League.

E meritoi fitimin e çmimit lojtari më i mirë i sezonit te Brighton, dhe ka qenë një kënaqësi e vërtetë të punoj me të në 12 muajt e fundit“, deklaroi Graham Potter.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...