Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shkarkimi i Gerrard, alternativat që Aston Villa ka për ta zëvendësuar

Pas disfatës së fundit kundër Fulham me rezultatin 3-0 , drejtuesit e Aston Villës shkarkuan nga posti i trajnerit legjendën e Liverpool Steven Gerrard. Në mediat britanike gjithnjë e më tepër po përflitet për alternativat e mundshme.

Drejtuesit e Aston Villës po studiojnë mundësitë në treg dhe dëshira e tyre është Mauricio Pochettino. Ish trajneri i Paris Saint German shihet si i duhuri nga drejtuesit për të rikthyer ekipin te rezultatet pozitive,  por akordi është larg, pasi argjeninasi është i pasigurt për të ardhmen e tij.

Së fundmi mediat kanë bërë të ditur një tjetër alternativë për të marrë drejtimin e Aston Villës. Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës është shumë i vlerësuar nga drejtuesit e klubit dhe kontaktet kanë nisur. Problemi kryesor është kontrata e tij e cila skadon në vitin 2024, por portugezi mund të tundohet nga një ofertë e mundshme pasi për here të pare në karrierë mund të drejtojë një klub në Premier League.

Edhe trajneri i Brentford Frank shihet si një alternativë për Aston Villën, por mediat britanike bëjnë të ditur se danezi së shpejti do të rinovojë kontratën e tij me Brentford.

Aston Villa po përball me një situata të pazakontë pasi tregu për momentin të ofron pak alternativa. Gjithashtu edhe Wolves ende nuk e ka gjetur trajnerin e ri që prej largimit të Bruno Lage nga ekipi.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...