Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shkarkimi i Gerrard, Klopp: Gjithmonë është ringritur, kështu do ndodhë sërish

Liverpooli do të tentojë të shtunën fitoren e tretë radhazi në kampionat. Djemtë e Jurgen Klopp do të sfidojë Nottingam Forest në transfertë, ndërkohë që trajneri gjerman komentoi shkarkimin e Steven Gerrard nga posti i trajnerit të Aston Villa-s në prononcimin për shtypin.

Jam i sigurt se ai do të jetë në gjendje të ringrihet dhe të rikthehet edhe më i fortë. E kam njohur gjatë këtyre shtatë viteve te Liverpooli, edhe pse nuk jemi takuar shpesh me njëri-tjetrin për arsye të ndryshme.

Sot në mëngjes patëm një bisedë të shpejtë me njëri-tjetrin. Mund ta imagjinoj që është i zhgënjyer, duke pasur parasysh ambiciet që ka. Sigurisht që shkarkimi nuk është një ndjesi e bukur, por nuk duhet të shqetësohemi për Stevie.

Siç është shprehur edhe vetë, ai është pjesë e kësaj bote prej një kohë të gjatë dhe arrin ta kuptojë se gjëra të tillë ndodhin në futboll. Kështu ndodh edhe në jetë, ti pëson goditje kudo, por duhet të reagosh.

Ju e njihni atë më mirë se unë. Ai gjithmonë është ringritur, jam i bindur se do të bëjë përsëri. Shumë trajnerëve të mëdhenj u është dashur të largohen nga klubet e tyre në të kaluarën, për arsye të ndryshme, por ata kanë mësuar, kanë gjetur një ambient tjetër dhe janë rikthyer të bëjnë mirë”, deklaroi Klopp.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...