Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shkarkimi i Tuchel, Havertz: Nuk e kuptova atë vendim, ju shpjegoj pse

Thomas Tuchel u shkarkua nga Chelsea më 7 shtator për shkak të oshilacioneve në rezultate në fillimin e sezonit 2022/2023. Tekniku gjerman fitoi Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube në stolin e ekipit londinez.

Kai Havertz, sulmuesi i kombëtares gjermane, në një prononcim për mediet gjermane deklaroi se mbeti i shtangur nga shkarkimi i bashkëpatriotit të tij, teksa dha edhe përshtypjet e para rreth Graham Potter, trajnerit të ri.

Sezoni i ri nuk ka nisur kaq shumë keq për ne, pasi renditemi në vend të gjashtë në kampionat, veçanërisht duke marrë parasysh që klubi ka nënshkruar me shumë lojtarë të rinj, të cilët kanë nevojë për t’u ambientuar.

Futbolli është i shpejtë, në çdo moment mund të ndodhin shumë gjëra. Edhe unë u befasova nga shkarkimi i Tuchel, sidomos duke marrë parasysh mënyrën e futbollit që kemi prodhuar me të në stol dhe çfarë kemi fituar.

Trajneri i ri? Përshtypja e parë për Potter është shumë pozitive. Kemi një skuadër të madhe dhe mendoj se të gjithë po argëtohemi”, deklaroi Kai Havertz, i cili i dhuroi Champions League ekipit me golin e shënuar në finalen ndaj Manchester City (2021).

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...