Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Shkarkohet trajneri i njohur anglez për rezultate të dobëta

Steve Bruce nuk është më trajner i West Brom. Rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni i kanë kushtuar vendin e punës 61-vjeçarit anglez.

Vendimi u mor nga drejtuesit e skuadrës që luan në Championship pas një barazimit 0-0 në shtëpi kundër Luton Town, që zgjati serinë e ndeshjeve pa fitore në tetë.

Në një deklaratë të klubit shkruhet: “West Bromwich Albion sot ka shkëputur marrëdhëniet me trajnerin Steve Bruce. Largohen gjithashtu edhe pjesëtarët e stafit të tij të ngushtë: Steve Agnew, Stephen Clemence dhe Alex Bruce. Klubi dëshiron të falënderojë Steve Bruce dhe stafin e tij për përpjekjet e tyre që nga ardhja në shkurt. Trajneri i U-21, Richard Beale, do të mbikëqyrë stërvitjen e ekipit të parë në mënyrë të përkohshme, i ndihmuar nga James Morrison dhe Gary Walsh. Ka nisur procesi i rekrutimit të një trajneri të ri dhe zyrtarizimi i tij do të vijë në momentin e duhur.”

Bruce largohet me një bilanc aspak të mirë: 12 fitore, 12 humbje dhe tetë barazime nga 32 ndeshje gjithsej.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...