Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Shkatërroi gjithçka pas finales së Kupës, ja pse u shkarkua Allegri

Max Allegri nuk është më trajner i Juventusit, tanimë është zyrtare. Vendimi i klubit erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshin dhe aspektin ligjor. Klubit nuk i kanë pëlqyer sjelljet e trajnerit në drejtim të arbitrave, drejtuesve dhe Guintolit në veçanti, dhe organeve të shtypit në deklaratat pas ndeshjes së finales së Kupës.

Tekniku u shfaq larg stilit të Juventusit, një thyerje raporti që i kushtoi pushimin nga detyra dy ndeshje para përfundimit të sezonit. Allegri do të përballej në raundin tjetër të Serie A, Thiago Motta, i përcaktuar si trashëgimtari i tij në stol në vitin e ardhshëm, pasi ka çuar Bolonjën drejt një kualifikimi historik në Champions, dhe pastaj në javën e fundit Monzën, në atë që do të kishte qenë rasti për t’i dhënë përshëndetjen e fundit tifozëve bardhezinj në Allianz Stadium.

Lexo edhe: 

Finalja me shije të hidhur nuk fshin historinë e trajnerit në klub, ku  Allegri është një prej trajnerëve më të suksesshëm të Juventusit në të gjitha kohërat. Me Kupën e fundit të Italisë, është bërë edhe trajneri me më shumë fitore në këtë kompeticion, ndërsa për klubin bëhej fjalë për Kupën e 15-të të Italisë. Allegri ka fituar gjithsej 12 trofe me Juventusin, 5 tituj kampion, 2 Superkupa, dhe 5 Kupa të Italisë përveç dy finaleve Championsi të humbura.

Pas 5-vjeçarit të parë plot suksese tekniku ja doli të fitonte diçka dhe në aventurën e tij të dytë te bardhezinjtë, e cila ishte shumë komplekse për shkak të cështjeve të ndryshme jashtë fushe, (që nga proceset te ndryshimi i drejtimit të klubit dhe ekuilibrave të rinj për t’u vendosur.

Tekniku duhej të ulë në stolin e Juves edhe për një tjetër sezon, mbyllja e parakohshme e kontratës i heq mundësinë për të marrë pjesë në Super Champions Ligën e re dhe mbi të gjitha në Botërorin për Klube në verën e 2025.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...