Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Shkelje që lidhen me dopingun, Alberto Salazar pezullohet 4 vite

Ish trajneri i atletit të famshëm Mo Farah, Alberto Salazar u skualifikua për një periudhë 4-vjeçare nga ky sport, për shkelje të rënda që lidhen me dopingun. I lindur në Havana, 61-vjeçari me nënshtetësi amerikane mori famë në fillimin e viteve ’80, kur fitoi tre herë radhazi Maratonën e New York-ut dhe triumfoi gjithashtu edhe në maratonën e Bostonit, sidoqoftë ish-atleti me origjinë kubaneze u përzgjodh për të drejtuar projektin stërvitor të atletit të famshëm britanik nga 2011 deri në vitin 2017.

Vendimi u mor pas një hetimi 4-vjeçar nga USADA, Agjencia e Anti-Dopingut e Shteteve të Bashkuara, si dhe betejave të panumërta në gjykatë, për më tepër me dyer të mbyllura që zgjatën plot dy vjet. Pas shpalljes së këtij vendimi Alberto Salazar u shfaq i habitur dhe deklaroi se do të apelojë kundër një përfundimi të tillë, sipas tij krejtësisht të padrejtë.

Po me 4 vite u skualifikua gjithashtu edhe Jeffrey Brown, doktor endokrinolog që ka trajtuar në mënyrë të veçantë një pjesë të mirë të atletëve që stërviste Alberto Salazar. Mo Farah u nda përfundimisht nga Salazari në 2017, pikërisht vitin kur edhe USADA ngriti akuzat e para kundër tij. Pas ndëshkimit të ish-trajnerit të tij, Mo Farah u shfaq i çliruar për mbylljen e çështjes nga USADA dhe skualifikimin 4-vjeçar.

Atleti i famshëm me origjinë nga Somalia shprehu kënaqësinë e tij për këtë dënim, duke shtuar se gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka toleruar asnjë shkelje të rregullave apo dhe procedurave të antidopingut. Në fakt 36-vjeçari i lindur në Mogadishu nuk ka rezultuar pozitiv në asnjë nga testet e shumta që i janë bërë gjatë gjithë karrierës së tij të lavdishme. Një panel i pavarur vërtetoi se Alberto Salazar bashkë me Dr. Jeffrey Brown fillimisht ishin në zotërim të substancave të ndaluara dhe më pas kjo dyshe u mor me trafikimin dhe administrimin e tyre, mbi të gjitha duke përmirësuar performancën e atletëve nëpërmjet ndërhyrjeve mjekësore, që kishin për qëllim kryesisht rritjen e nivelit të testosteroneve.

Drejtuesi i USADA-s Travis Tygart falënderoi atletët që patën kurajon për të folur dhe për të rrëfyer të vërtetën. Mo Farah është vetëm një nga atletët e stërvitur në të kaluarën nga trajneri i famshëm Alberto Salazar dhe sportisti me origjinë somaleze që numëron 6 tituj botërorë dhe 4 medalje të arta në Lojërat Olimpike, në garat e 5.000 dhe 10.000 metrave u tërhoq nga ky sport në vitin 2017, pak përpara se të nderohej për kontributin e tij me titullin Sir nga vetë Mbretëresha, për t’u përqendruar thjesht në disiplinën e maratonës, gjithsesi atleti britanik në fillim të vitit 2019 nuk e përjashtoi një rikthim të mundshëm në garat e atletikës për Olimpiadën e Tokios, që do të zhvillohet pikërisht vitin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...