Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Shkeljet financiare, City arrin akordin për  “gjyqin e shekullit”, ja kur do të nisë!

Gjyqi i shekullit në futbollin anglez është programuar për vjeshtën e vitit të ardhshëm. Nëpërmjet një raportimi ekskluziv Daily Mail bën të ditur se Premier League dhe Manchester City kanë rënë dakord për një datë për tu përballur para një paneli të pavarur në lidhje me dëgjimin e palëve në procesin më të madh të futbollit anglez.

Premier League ka akuzuar kampionët e saj me plot 115 shkelje të rregullave financiare në shkurtin e kaluar, pas një hetimi që kishte lindur që në 2018. Përgjatë gjihë kësaj kohe Liga angleze dhe klubi kanë qëndruar të rezervuuar duke mos e komentuar cështjen, por Daily Mail zbulon se një datë për procesin është programuar tanimë, në vjeshtën e vonë të vitit 2024.

Ata që e njohin situatën besojnë se një konkluzion apo vendim përfundimtar nuk do të merret deri në fundin e sezonit të ardhshëm, kohë kur do të skadojë edhe kontrata aktuale e Pep Guardiolës. Procesi vazhdon në fshehtësi maksimale dhe është në fazën e marrjes së deklarimeve nga dëshmimtarët, dicka që do të vazhdojë deri pranverën e ardhshme.

Lexo edhe:

Nëse gjyqi vazhdon sipas parashikimeve një vendim do të merret në verën e 2025, edhe pse shtyrjet mund ta spostojnë atë për më pas. Gjithashtu kushdo që të fitojë, vështirë se pala tjetër nuk do të apelojë, një skenar që do të kërkonte akoma më tepër kohë.

City është i vendosur të ndjekë edhe hapat e tjerë ankimues, edhe pse këtë herë ata nuk do të jenë të aftë të shkojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv që i cliroi nga dënimi i Uefas për përjashtimin nga Champions League. Manchester City akuzohet për 115 shkelje të rregullave financiare të kryera në harkun e 14 sezoneve që nga ai 2009-2010. Akuaza përfshin pretendime mbi raportimet financiare dhe mungesë bashkëpunimi me Premier League në hetimin që u hap në 2018, ndërsa klubi mohon gjithcka.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...