Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Shkëlqejnë Ndombele dhe Harry Kane, Tottenhami përmbys Aston Villan

Fitore me përmbysje e Tottenhamit ndaj Aston Villas, në sfidën e fundit të kësaj të shtune në Premier League. Skuadra e Pochettinos përtej shifrave 3-1, vuajti jo pak në “Tottenham Hotspur Stadium”, ku blerja e re Ndombele dhe Harry Kane me dygolësh e bënë të pavlefshëm rrjetën e McGinn që në minutën e 9-të.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Aston Villas, por Pochettino regoi shumë shpejt duke hedhur në fushë Eriksenin, që i dha tjetër impuls lojës së londinezëve.

Ndombele tregoi vlerat e tij, duke barazuar në minutën e 73-të, ndërsa për të kaluar në avantazh Totenham mendoi Harry Kane në minutat 86’ dhe 90’.

Tottenhami e nis me këmbë të mbarë Premier League-n, ashtu sikurse Liverpooli dhe Manchester City, që nuk gabuan në sfidat e tyre debutuese në kampionat.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...