Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Atalanta, Berisha shkëlqen ndaj Dortmundit

Një fitore ëndrrash për Etrit Berishën dhe Atalantën. Skuadra nga Bergamo mposhti 1-0 gjigandët e Borussia Dortmund në testin e fundit të luajtur në Austri, aty ku skuadra zhvilloi fazën përgatitore.

Portieri shqiptar qëndroi 90 minuta në fushë, në miqësoren e luksit, duke dhënë sërish garanci mes shtyllave: Prej minutave të para, me një pritje vendimtare pas tentativës së Isak.

Berisha ishte i shkëlqyer edhe në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht duke evituar një tjetër gol të sigurt përballë të riut Philipp (min 57), ndërsa më pas neutralizoi edhe tentativën e Pulisic.

Me gardianin kuqezi që garantoi paprekshmërinë e portës, Atalanta shfrytëzoi gabimin e portierit Reimann, duke kaluar në avantazh me Ilicic në minutën e 72-të.

Kjo ishte rrjeta që vendosi rezultatin final të sfidës. Një ndeshje që u cilësua si “Testi Europian” për zikaltërit dhe që dha garanci të rëndësishme se Atalanta e Etrit Berishës është gati për të befasuar edhe në Europa League.

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...