Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Shkëlqen Berisha, i jep një pik Atalantës në Francë

Etrit Berisha po kalon një formë të shkëlqyer te Atalanta dhe është bërë një nga pikat kyçe të suksesit të kësaj skuadre, bashkë me sulmuesin Papu Gomez. Kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e Europa League, të enjten në mbrëmje ndaj Lyon, ku Gomez shënoi golin e barazimit dhe portieri shqiptar shmangu pësimin e golit të dytë.

Berisha bëri një sërë pritjesh fantastike, thuajse të pamundura, duke i mohuar golin e fitores francezëve dhe dhënë një pik me vlerë skuadrës italiane. Atalanta kryeson grupin E, me katër pikë dhe për më tepër, pikë të marra ndaj pretendentëve të grupit, Lyon dhe Everton, ndërsa ende nuk është përballur me qipriotët e Apollon Nikosia, të cilët teorikisht janë skuadra më e dobët e grupit.

Portieri i kombëtares shqiptare u vlerësua me notën 7.5 nga mediat italiane, si protagonisti absolut i barazimit të Atalantës, veçanërisht me pritjet në pjesën e dytë. “Berisha është një nga pikat tona më të forta dhe ndaj vendosëm të blejmë kartonin e tij në verë. Ai na jep siguri në portë dhe ka kontributin e tij maksimal në rezultatet e arritura” ,tha trajneri i Atalantës, për portierin nga Prishtina.

Etrit Berisha ka rilindur te skuadra bergameske, ku u transferua verën e kaluar dhe forma e mirë e tij, është reflektuar edhe me paraqitjet në kombëtaren shqiptare, veçanërisht në ndeshjen e shtatorit, përballë Maqedonisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...