Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Shkëlqen në debutim, Kim: Bayerni ëndërr, ky lojtar po më ndihmon shumë

Pasi shiti Lucas Hernandez te PSG-ja, Bayern Munchen siguroi shërbimet e Kim Min-jae, duke paguar 50 mln euro në arkat e Napolit.

Qendërmbrojtësi nga Koreja e Jugut, firmosi një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Gjermanisë.

Bayerni është ëndrra e çdo futbollisti”, deklaroi 26-vjeçari, i cili debutoi me skuadrën e re gjatë ditës së shtunë.

Në miqësoren përballë japonezëve të Kawasaki Frontale, sfidë që djemtë e Thomas Tuchel e fituan 1-0 (Stanisic).

Lexo edhe:

Kim e nisi si titullar duke formuar qendrën e prapavijës me Pavard. Dhe në fund u vlerësua me notën 7.4, si askush tjetër te Bayerni.

Gjithmonë jam përpjekur të luaj thjeshtë, por kam bërë edhe disa gabime. Kam ardhur në një ekip të ri, taktikat janë ndryshe këtu.

Kam pak kohë që jam pjesë e Bayernit. Po mundohem të përshtatem sa më shpejt të jetë e mundur, po përpiqem edhe të njoh shokët e skuadrës sa më mirë.

Cili po më ndihmon më shumë? De Ligt. Bisedojmë shumë me njëri-tjetrin. Po përmirësohemi dhe po rritemi së bashku. Ndihem mirë, edhe pse nuk është lehtë.

Pasi nuk jam në formën time maksimale. Por po punoj fort në këtë aspekt”, u shpreh “muri” aziatik, i cili fitoi Serie A me Napolin edicionin e kaluar.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...