Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shkëlqen te Tirana, Uganda grumbullon Maveje

Pas shitjes së Merveille dhe Acquah gjatë merkatos së verës, Tirana ka gjetur një tjetër xhevahir për të tashmen e skuadrës, por edhe për të ardhmen e arkave të klubit. Mesfushori Tony Maveje është shpërblyer për startin fantastik të sezonit me bardheblutë. Paraqitjet e shkëlqyera të 30-vjeçarit kanë bërë që ai të mbetet pjesë e përfaqësueses së Ugandës.

Klubi kryeqytetas njoftoi se Maveje është larguar nga Shqipëria për t’iu bashkuar skuadrës së vendit të tij në grumbullim për dy sfidat kualifikuese që Uganda do të luajë përballë Ganës dhe Kongos. Vetëm pak muaj pas transferimit të tij te Tirana, Tony Maveje është kthyer në një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Ze Maria.

Mesfushori debutoi me fanellën bardheblu më 6 Shtator, në finalen e Superkupës së Shqipërisë të fituar përballë Kukësit, ndërsa e nisi kampionatin me gol, duke i dhënë ekipit fitoren minimale përballë Ilirisë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...